Përshkrimi
VEGA SOLAR
Panele Diellore Fotovoltanike !!
Është një kompani gjithmonë e në avangard sa i takon pozicionimit të suksesshëm në treg, stafit inxhinieriko-teknik, lidershipit plot vizion dhe autoritet, produkteve cilësore, konsulencës teknike, garancisë së produktit, mirëmbajtjes periodike të produktit dhe çmimeve mjaft konkurruese gjithashtu.
VEGA SOLAR: KONSULENCË TEKNIKE
Vega Solar ofron një shërbim konsulencë FALAS për çdo individ apo biznes i cili është i interesuar të instalojë një impiant fotovoltaik. Për këtë shërbim Vega Solar ka vendosur në dispozicionin tuaj një inxhinier gjerman i cili do të llogarisë impiantin më të përshtatshëm për ju apo biznesin tuaj.
VEGA SOLAR: KONSULENCË FINANCIARE
Një impiant fotovoltaik duhet të ketë një kthim investimi sa më të shpejtë. Vega Solar ju ofron një analizë të detajuar financiare të investimit tuaj dhe ju ndihmon të bëni investimin e duhur.
VEGA SOLAR: INSTALIM DHE KONFIGURIM
Vega Solar ka formuar një grup pune profesional të përbërë nga elektriçistë dhe instalatorë me përvojë të cilët janë trajnuar në montimin e strukturave metalike dhe instalimin e paneleve fotovoltaike. Një pjesë e rëndësishme e projektit është edhe konfigurimi i sistemit sipas parametrave të duhur. Inxhinierët e Vega Solar janë të çertifikuar për këtë shërbim nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të inverterave.
VEGA SOLAR: GARANCI PËR SISTEMIN TUAJ
Vega Solar kryen çdo instalim të impianteve fotovoltaike me përgjegjësi dhe seriozitet të plotë. Për t’ju ofruar një shërbim sa më optimal çdo instalim i grupit të punës mbikqyret nga inxhinierë gjermanë ose austriakë. Vega Solar ju përgjigjet në çdo kohë për çdo problem që mund të ketë sistemi juaj.
VEGA SOLAR: MIRËMBAJTJE PERIODIKE
Vega Solar kryen pastrime profesionale të paneleve fotovoltaike me pajisje të specializuara për këtë funksion, të cilat nuk e dëmtojnë xhamin e paneleve diellore.
VEGA SOLAR: KONTROLL TEKNIK
Vega Solar kryen kontrolle teknike të impianteve fotovoltaike të cilat përfshijnë kontrollin e lidhjes së kabujve, kontroll të paneleve diellore me dron me kamera termike për probleme të mundshme dhe inspektim të inverterit për probleme të mundshme !