Përshkrimi
VATA METAL KONSTRUKSION
Profile me Fletë metalike, Përpunim i metalit, Panele të parafabrikuara etj !!
VATA METAL KONSTRUKSION: E themeluar në vitin 2005 për të krijuar një standard të përparuar dhe zhvillimor në tregun shqiptar, sot kompania shkëlqen me performancën e vet mbreslënëse në treg duke u pozicionuar si një lider i vërtetë dhe plot reputacion. Kompania është themeluar nga profesionistë të përpunimit të profileve metalike me përvojë të gjatë e të suksesshme në këtë drejtim.
VATA METAL KONSTRUKSION: Ofiçinat tona janë të vendosura në një hapësirë mbi 5000 metër katror dhe janë të pajisura me një teknologji të përparuar në fushën e përpunimit të metalit për përvoja të shumëllojshme industriale dhe civile, publike dhe private.
Realizojmë profile me fletë metalike me materiale si bakër, alumin, llamarinë me bojë me pjekie, llamarine të zinkuar si dhe novacionin e teknologjisë së zinkimit, llamarinë zinkotitan; Ulluqe; Tuba & aksesorë të ndryshëm; Konstruksione kapanonesh; Konstruksion kioskash me porosi; Tavane dhe tenda karburantesh; Llamarinë për panele (sanduiç) etj.
VATA METAL KONSTRUKSION: Të gjitha proceset janë të çertifikuara sipas standarteve europiane të cilësisë ISO 9001 dhe ofrojnë garanci jetëgjata për projektet e klientëve tanë.
VATA METAL KONSTRUKSION: Vepron ekskluzivisht në sektorin e prodhimit të profileve me fletë metalike, për veshjen e ndërtesave industriale dhe civile.
VATA METAL KONSTRUKSION: Projektim, Prodhim dhe Montim i Konstruksioneve metalike. Në këtë fushë jemi krenar që kemi realizuar dhjetëra e dhjetëra projekte hotelesh, tenda, karburante, mobileri etj. Një projekt shumë i suksesshëm ishte edhe kapanoni në Ulqin.
VATA METAL KONSTRUKSION: Profilizimi i Llamarinave. Ofrojmë llamarinë për mbrojtjen e shtresave të betonit për ndarje katesh, llamarinë mbulimi me 5 kreshta, llamarinë rrethimi me shumë kreshta etj.
VATA METAL KONSTRUKSION: Kompania me seli në Gorre, F-Kuqe, Kurbin ka edhe disa pika të tjera ku tregtohen prodhime të gatshme dhe porositen prodhime me forma të ndryshme si në Lezhë , Shkodër, Koplik, Akset Lezhë-Tiranë, Zonën industriale Tiranë etj. Në filialet tona ju do mund të gjeni materiale dhe aksesorë të ndryshëm të domosdoshëm në fushën e punimeve të metalit si profile metalike, profile llamarine etj.
VATA METAL KONSTRUKSION: Është në kërkim të vazhdueshëm për zgjidhje të reja. Për të vendosur veten në vënd të parë në prodhimin e paneleve të parafabrikuara, të madhësive dhe lloje të ndryshme. Synojmë të jemi lider edhe i kësaj fushe në tregun shqiptar.
VATA METAL KONSTRUKSION: Misioni ynë është t’u japim klientëve tanë zgjidhje tërësisht të personalizuara për nevojat e tyre specifike për punime dhe pajisje metalike në përputhje me kërkesat më të larta për cilësi dhe jetëgjatësi me teknologjinë pararojë me kosto të përballueshme.
VATA METAL KONSTRUKSION: Vizioni ynë është të jemi udhëheqës të inovacionit në sektorin e përpunimit të metalit dhe kontribues të mirëqenies së klientëve dhe komunitetit tonë.
VATA METAL KONSTRUKSION: Shtrirja e madhe e kompanisë me degët e saj në akset kryesore të zhvillimit të vendit ka si qëllim, të jemi sa më pranë klientit me produkte cilësore, shërbim të shpejtë dhe objekte të përfunduara sipas të gjitha kërkesave të kontratës mes palëve.
VATA METAL KONSTRUKSION: Jemi e do të jemi gjithmonë në treg për të plotësuar kërkesat më të larta të çdo klienti në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj. Për të shërbyer me devotshmëri, profesionalizëm dhe standard europian. Ju mirëpresim!
Ja dhe adresat e kompanisë tonë:
Adresa1
Gorre, Laç, 1.5 Km nga Autostrada, Albania
Adresa2
Autostrada Lezhë-Tiranë, Km 2-të, Albania
Adresa3
Lagjia Fshat Gjorm, Kurbin, Albania
Adresa4
Autostrada Laç-Mamurras, Km2-të, Albania
Adresa5
Lagjia Baçallëk, Rruga Tirana, Albania
Adresa6
Lagjia Zona Industriale, Rruga dytësore Kashar, Albania