Të dhëna për biznesin

Përshkrimi

PUCI SHPK
Ndërtime dhe Rikonstruksione !!
E fokusuar në fushën e ndërtimit PUCI SHPK përfaqëson sot një emër të njohur në tregun metropolitan dhe atë shqiptar gjithashtu. PUCI SHPK: Ndërtime të ulëta dhe Ndërtime të larta, Godina civile dhe industriale, Rrugë dhe Kanalizime, Ujësjellësa e linja elektrike, Ndërtime objektesh publike dhe private, Rikonstruksione objektesh, Ndërtime urbane, Mirëmbajtje etj.
PUCI SHKP ka zhvilluar projekte në të gjithë Shqipërinë. Ja disa prej tyre: Në vitin 2016 kemi realizuar projektin 20Kv Paskuqan-Babrru, si edhe atë Vlorë-Radhimë; Në vitin 2017 kemi realizuar projektin e ujësjellësit Ura e Dajlanit-Plepa, ujësjellësin Çermë-Sektor-Divjakë, si edhe linjën 20Kv në Laprakë-Tiranë. Po gjatë këtij viti kemi realizuar projektin e Karburant Kastrati në Paskuqan dhe atë Ildira në Fushë-Prezë; Në vitin 2018 kemi bërë projektin 20Kv në Rrashbull, rikonstruksionin e fshatit SOS në Saukë-Tiranë, si edhe hyrjen e TV Klan-Tiranë; Duke nisur nga 18’ deri në Qershor të 19’-ës kemi realizuar projektin 20Kv Elbasan-Labinot. Projektet tona në fushën e ndërtimit vazhdojnë me të njëtin ritëm edhe gjatë viteve 2020 e tani në vitin 2021, gjithashtu. Ajo që na dallon në treg është cilësia e lartë e ndërtimit, standarti që ofrojmë për klientelën dhe çmimet mjaft konkurruese gjithashtu. PUCI SHPK: Një staf inxhinieriko-teknik mjaft i aftë për të ekzekutuar projekte ambicioze, projekte që plotësojnë kërkesat e klientelës dhe rrisin performancën e kompanisë në treg. PUCI SHPK: Një fluks objektesh të reja për të strehuar sa më parë të dëmtuarit nga tërmeti, të gjitha me cilësi e shpejtësi maksimale realizimi. PUCI SHPK: Përveç përditshmërisë sonë, jemi të përqendruar edhe tek aspekti social i biznesit, duke ofruar ndihma të herë pas hershme për komunitetet në nevojë dhe kjo në dinamikë. Kjo qasje i jep PUCI SHPK-së profilin e një kompanie të stilit perëndimor, duke e ekspozuar lidershipin e saj në tregun shqiptar si një emër të besueshëm dhe social. PUCI SHPK: Ne ofrojmë standard, profesionalizëm dhe besueshmëri në tregun e ndërtimit !