Përshkrimi

MASTER SHEF SHPK
Arredim industrial !!
MASTER SHEF SHPK: Një emër i njohur në tregun shqiptar për cilësinë e lartë të produktit / shërbimit dhe standartin e pakrahasueshëm që ofron për klientelën, gjithashtu.
MASTER SHEF SHPK, është një kompani private e specializuar në projektimin, prodhimin, furnizimin e strukturave metalike inox për industrinë HORECA, kimike dhe mjekësore. Gjithashtu ‘Master Shef’ zë një vend të rëndësishëm në tregun shqiptar në furnizimin me pajisje industriale në fushën e hotelierisë si restorante, bare, hotele, laboratorë prodhimi për pastiçeri, furrë buke, sallam dhe enë kuzhine e bar. Vitet e fundit aktiviteti i kompanisë është zgjeruar edhe në vendet fqinje si p.sh Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.
MASTER SHEF SHPK: Kompania është themeluar në vitin 2011. Që atëherë ajo është zhvilluar gjithnjë e më shumë nga puna e palodhur me cilësi, profesionalizëm dhe korrektësi. Sot kompania ka një sipërfaqe toke prej rreth 4000 m2 si dhe kapacitete me zyra dhe impiante pune të ndryshme, me sipërfaqe rreth 2000 m2 e pajisur me showroom, studio projektimi, fabrika etj. Ne kemi infrastrukturë dhe disponojmë pajisje në lloje të specializuara të makinerive CNC për prodhuesit e çelikut inox si: Makina prerëse me lazer, makina prerëse plazma (modeli HD), Tranxhe Prerëse, Piegatriçe, CNC, Aparatet CNC Presë Brake, Torno, Freze etj.
MASTER SHEF SHPK: Kompania përbëhet nga një staf i kualifikuar me mbi 15 punonjës si Arkitektë, inxhinierë, teknikë që mbulojnë fushën elektrike, mekanike dhe hidraulike.
MASTER SHEF SHPK: Vitet e fundit, kompania jonë ka aplikuar vazhdimisht për t’u pajisur me çertifikatat ‘ISO’ dhe ‘RINA’, me synimin për të filluar marrjen e çertifikatës CE për disa prej produkteve të kompanisë sonë.
MASTER SHEF SHPK: Ne jemi anëtarë të ‘Master Chef International Software’ i cili është lider në design, 3D projektim dhe animacion. Aktualisht, ne bashkëpunojmë me disa nga kompanitë lider evropiane dhe jemi përfaqësues ekskluziv të tyre në tregun shqiptar.
MASTER SHEF SHPK: Standard europian, korrektesë në ekzekutimin e çdo porosie në territory dhe çmime konkurruese. Ju mirëpresim!