Përshkrimi

KURTI UNIBLLOK
Cilësi, Standard, Çmim konkurrues !!
KURTI UNIBLLOK: Është padyshim një kompani lider në tregun e ndërtimit. Për fuqinë ekonomike që zotëron dhe ekspansionin në treg, gjithashtu.
KURTI UNIBLLOK: E krijuar nga një eksperiencë 17-vjeçare pune të suksesshme në Itali dhe e lançuar në tregun shqiptar plot reputacion dhe profesionalizëm sot kompania, është lider në industrinë e prodhimit të tullave të betonit në Shqipëri.
KURTI UNIBLLOK: Kompania ka shtrirë bashkëpunimet e saj si me klientë vendas ashtu edhe të huaj. Dhe vazhdimi me sukses i kompanisë sonë qëndron pikërisht në feedback-un pozitiv dhe sadisfaksionin e klientëve. Ne duam që klientët tanë të jenë të kënaqur në blerjet dhe porositë e tyre. Dhe, në çmimet mjaft konkurruese, gjithashtu.
KURTI UNIBLLOK: Vlera më e madhe e përdorimeve të betonit dhe formave të tij i atribuohet mundësisë që ky material ka për të përftuar forma të çfarëdoshme. Realizimi i godinave dhe ambjenteve të punës me blloqe të gdhendura me kalimin e viteve është kthyer tashmë në një tendencë tregu.
KURTI UNIBLLOK: Përdorimi i blloqeve të gdhendura ofron një ndërtim origjinal e të veçantë, të personalizuar sipas klientit, duke përcjellë sigurinë e përdorimit të një teknologjie të konsoliduar dhe jetëgjatë. Godina industriale, administrative, publike, por dhe rezidenca banimi me blloqe të gdhendura, janë një zgjedhje e gjetur për të plotësuar fantazinë dhe kërkesat e klientit si edhe për ambjentet e banimit apo të punës.
KURTI UNIBLLOK: Gjithnjë për të plotësuar pritshmëritë më të larta të klientelës. Ju mirëpresim!

Galeri