Përshkrimi
KLAJDI RESORT & SPA
Më shumë se pushime!!
KLAJDI RESORT & SPA: Një resort i pakrahasueshëm buzë detit Adriatik. Çdo gjë që plotëson relaksin dhe argëtimin tuaj. Tek ne shijoni më shumë se pushime.
KLAJDI RESORT & SPA: Ambjente qetësuese dhe plot harmoni. Qetësia dhe rehatia juaj është pjesë e resortit tonë. Hapësirat dhe komodieti i ambjenteve tona do t’ju bëjë të ndjeheni ndryshe.
KLAJDI RESORT & SPA: Ushqim i shëndetshëm dhe shplodhje. Ofrohet më e mira e ushqimeve të shëndetshme. Një shplodhje për mëndjen dhe trupin tuaj. Një harmoni e pa krahasuar që do ta kujtoni gjatë.
KLAJDI RESORT & SPA: Dhomat janë plot klas, stil dhe design. LLojet e tyre janë ‘PRESIDENCIAL SUITE’, ‘DELUXE QUEEN SUITE’, ‘DELUXE KING SUITE’, ‘FAMILY ROOM’, ‘TRIPLE ROOM’ dhe ‘DELUXE DOUBLE ROOM’.
KLAJDI RESORT & SPA: Shërbimi ynë në fushën e hotelerisë vjen pas një eksperience disa vjeçare. Falë kësaj eksperience dhe suksesi, sot menaxhojmë një resort ndër më të mirët në bregdetin tonë dhe ekskluziv për shumë shërbime dhe mikpritjen, gjithashtu. Qëndrimi në ambjentet tona është më shumë se pushime. Prandaj, pjesë e misionit tonë është slogani ‘Relaksi juaj është i pari!!’
KLAJDI RESORT & SPA, SALLA e KONFERENCAVE: Ofron ambjentin e përshtatshëm për zhvillimin e konferencave, takime biznesi, trajnime, seminare, prezantime etj. Me kapacitet deri në 200 persona dhe vendosje të tavolinave e karrikeve në forma të ndryshme sipas kërkesës. Salla është e pajisur me video-projektor, audio, mikrofon, podium, flip-chart, dosje me format A4 e stilolaps për çdo pjesmarrës.
KLAJDI RESORT & SPA, PLAZHI: Shijoni plazhin e mrekullueshëm plot diell të detit Adriatik, me aromën e detit dhe rërën e pastër që resorti jonë ofron.
KLAJDI RESORT & SPA, PISHINA dhe SPA: Kaloni ditët e nxehta duke u freskuar në pishinën tonë me kokteilet plot shije dhe shërbimin e SPA-së, gjithashtu.
KLAJDI RESORT & SPA, RELAKS dhe STANDARD: Relaksi nuk është vetëm një fjalë e përdorur për të përshkruar qetësinë tuaj. Tek ne, është një tërësi shërbimesh që e krijojnë këtë ndjesi tek ju. Kemi krijuar standarte shërbimi dhe ambjente të përshtatëshme që ndikojnë drejtëpërdrejtë në cilësinë e pushimeve dhe gjendjen tuaj emocionale. Kujdesemi që asgjë mos të pengojë pushimin dhe relaksin tuaj gjatë gjithë kohës së qëndrimit tek ne, për ju dhe për familjarët tuaj. Ju mirëpresim!