Përshkrimi

IXHEM PARAFABRIKAT
Partneri juaj në ndërtimet industriale dhe tregtare! Shpejtësi, Cilësi dhe Vlerë!
IXHEM PARAFABRIKAT: E lançuar në tregun shqiptar pas një eksperience shumëvjeçare të themeluesve të saj në kompanitë më në zë të prodhimit parafabrikat në Itali, sot shkëlqen në treg me profesionalizëm dhe një performancë të spikatur mbreslënëse.
IXHEM PARAFABRIKAT: Realizon konstruksione parafabrikate në beton të armuar duke shfrytëzuar plotësisht performacën e betonit me anë të teknologjisë së paranderjes.
IXHEM PARAFABRIKAT: Udhëheq në treg në këtë sektor me shumëllojshmërinë e produkteve dhe teknologjinë e avancuar të paranderjes e cila lejon zhvillimin e projekteve me standartin më të avancuar të hasur ndonjëherë në tregun shqiptar.
IXHEM PARAFABRIKAT: Prodhon një gamë të gjerë produktesh, komponentësh dhe sistemesh konstruktive të aftë për të përmbushur çdo kërkesë për ndërtesa me destinacion industrial, tregtar, zyra, magazinim, infrastrukturë, banim, kabina elektrike dhe mure rrethuese.
IXHEM PARAFABRIKAT: Përdor një bazë të gjerë materialesh, ku veçojmë inerte, çimento, çelik ndërtimi, kavo çeliku, adetivë për betone etj. Të gjitha këto të cilësisë së lartë dhe pjesa më e madhe e importuar nga kompani që kanë emër në botë për këtë lloj teknologjie.
IXHEM PARAFABRIKAT: Studim i fizibilitetit; Projektim arkitektonik; Projektim inxhinierik; Prodhim; Transport; Montim; Punime finiture dhe Dorëzim të objektit me standartet më të larta në treg. Skuadër kryengritëse me punonjës të kualifikuar, sipërfaqe prej 5500m2, impiante moderne të prodhimit të betonit, magazinë etj.
IXHEM PARAFABRIKAT: Punime të fasadave duke përzgjedhur materialet më të mira nga Europa; Realizim në kohë të çdo projekti; Kontroll i plotë i cilësisë dhe kostos dhe kujdes dinamik ndaj klientit.
IXHEM PARAFABRIKAT: Të gjitha projektet ekzekutohen me përpikmëri duke përmbushur nevojat dhe pritshmëritë më të larta të klienit. Çdo objekt është unik në stil dhe design, i garantuar dhe, me jetëgjatësi maksimale.
IXHEM PARAFABRIKAT: Produkte dhe projekte cilësore, avantazhe domethënëse për klientin, standard europian, vizion i lidershipit të kompanisë dhe çmime mjaft konkurruese. Ju mirëpresim!