Përshkrimi

ILJO STONE-Durrës
Mermer-Granit, Onyx etj !!
ILJO Shpk e ka nisur aktivitetin në 1998 me qendër në Shkozet, Durrës. Produktet dhe puna e jonë ka zbukuruar shumë banesa e biznese të ndryshme në Durrës, anekënd Shqipërisë e deri në Verona të Italisë. Ne jemi të përkushtuar për të përmbushur kërkesat dhe dëshirat e klientëve me cilësinë dhe standartin më të lartë në treg, në afatet e caktuara dhe me çmime konkurruese, gjithashtu. Skuadra profesionale dhe teknologjia e prodhim-përpunimit të mermerit janë 2 asete të rëndësishme të kompanisë.
ILJO Shpk merret me tregtimin dhe përpunimin e mermerit me porosi nga më të ndryshme për klientët, i pajisur me teknologjinë bashkëkohore për përpunimin e mermerit. Qëllimi për tu renditur mes listës së liderëve në përpunimin e mermerit na karakterizon për të kryer punën me vullnet dhe optimizën. Përpunimi i mermerit aq sa është një punë e vështirë, aq është edhe e bukur duke e lidhur me artin dhe skulpturën. Dhe dëshira jonë është që çdo punë që ju porositni tek ne, të kënaqë pritshmëritë tuaja dhe të përmbushë çdo kërkesë sipas nevojave. Ne jemi munduar që ta sigurojmë këtë duke disponuar një listë të materialeve dhe shërbimeve që ofrojmë. Iljo Mermer mirëpret bashkëpunimin me ju!
ILJO Mermer prezantohet si kompani e cila ka zgjedhur të ofrojë shitje me shumicë dhe pakicë të mermerit. Firma realizon punime dhe montimin e realizimeve të mermerit, varre me porosi, kuzhina me veshje mermeri, lavamane sipas porosisë, arredime ambjentesh me mermer, kuarc dhe granit, veshje banakësh me onyx, arredim hoteli me mermer, shtëpi e vila, veshje dekorative oxhaqesh, dhe çdo gjë tjetër që lidhet me të bukurën dhe cilësoren. Tek ILJO Mermer do të gjeni vazo mermeri, statuja dhe kolona mermeri të punuara sipas kërkesave të klientëve. Kompania disponon pllaka të shumëllojshme mermeri për përdorime të ndryshme që nga veshjet e mureve dhe fasadave e deri tek përdorimi në qendra urbane, lulishte dhe parqe me stola mermeri dhe tavolina me përmasa të ndryshme. Gama jonë e produkteve dhe shërbimeve do plotësojë kërkesat tuaja në çdo kohë.