Përshkrimi

FISH HOUSE GESI
Gatime Cilësore me bazë Peshkun e Freskët të Patok-ut!!
FISH HOUSE GESI: Vjen në tregun metropolitan shqiptar të Restoranteve me gatime sipas një menuje të përzgjedhur me bazë peshkun e freskët të Patokut dhe kënaqësisë së një ambjenti klasik mjaft të veçantë.
FISH HOUSE GESI: Vizioni ynë, është të jemi në sintoni me kërkesat më të larta të klientit për gatime cilësore dhe shërbim impresionues. Misioni, është të rritemi çdo ditë duke u kthyer në një pikë të fortë referimi në tregun kryeqytetas të restoranteve unike dhe plot vlera.
Më poshtë janë listuar disa nga pjatot/gatimet tipike të restorantit tonë, të përgaditura/gatuara nga kuzhinierë profesionistë dhe plot eksperiencë.
FISH HOUSE GESI: ANTIPASTA TË FTOHTA, Karpaço levreku, Sallatë e ftohtë deti, Karpaço oktapodi, Karpaço salmoni, Karkalec tigër krudo, Karkalec viol krudo, Karkalec scampi krudo etj.
FISH HOUSE GESI: ANTIPASTA TË NGROHTA, Midhje sote, Tavë fruta deti, Tavë karkaleci, Miks fruta deti friturë, Miks fruta deti zgare, Tavë me ngjala (oriz, perime), Gaforre me salcë, Kallamar me salcë, Oktapod me salcë, Karkalec me salcë etj.
FISH HOUSE GESI, SUPË PESHKU dhe SALLATA të frekëta të gatuara/përgaditura plot shije dhe delikatesë.
FISH HOUSE GESI: PESHKU, Koce racion, Levrek, Salmon i tymosur, Karkalec zgare, Kallamar zgare, Kocë e egër, Levrek i egër, Barbun, Merluc, Dental, Peshk i egër furre me perime, Peshk i egër në kripë etj.
FISH HOUSE GESI: PASTAT, Linguini me fruta deti, Linguini me karkalec, Pakeri me peshk, Linguini pasion, Rizoto me fruta deti, Rizoto me karkalec etj.
FISH HOUSE GESI, Edhe ËMBËLSIRA si Panakota, Sufle etj.
FISH HOUSE GESI: VERËRAT MË TË ZGJEDHURA Evropiane, FRESKUESET dhe BIRRAT plot shije janë të tjera detaje të rëndësishme të restorantit.
FISH HOUSE GESI: Duam më të mirën për klientët tanë, duam të jemi në qendër të vëmendjes së tyre kur flitet për gatime plot shije me bazë peshkun e freskët dhe duam që çdo klient të mbetur i kënaqur nga shërbimi ynë. Ju mirëpresim!

Galeri