Përshkrimi

EMSH SHPK
Dyer të blinduara dhe Produkte sigurie !!
E krijuar në vitin 1991, tregu shqiptar e njeh EMSH-në si një prodhues në një gamë të gjërë produktesh kualitative. Kjo falë një eksperience shumëvjeçare në këtë fushë dhe një stafi të specializuar që përkujdeset për çdo fazë të prodhimit, duke qënë një produkt i sigurtë, me izolim akustik dhe termik. Kjo është forca që lejon krijimin e një produkti unik dhe të larmishëm.
Qëllimi i EMSH-së është që të ofrojë zgjidhje sa më të mirë për klientelën !
Emri i kompanisë vjen si produkt i ‘’EuroMetal Shkëmbi’’. Në bazë të kulturës artizanale dhe angazhimit plot pasion të familjes Shkëmbi, kompania ka pësuar një transformim rrënjësor duke lëvizur nga “koncepti artizanal” në një “produkt industrial” dhe duke u afishuar në treg si një Lider i vërtetë dhe plot reputacion. EMSH: Shumëllojshmëri të dyerve të blinduara dhe produkte sigurie për rezidenca, hoteleri, godina civile dhe industriale etj. Produkte kualitative, çertifikata garancie, staf dhe skuadra të specializuara në çdo fazë të prodhimit, unicitet në treg, çmime konkurruese dhe zgjidhje të vërteta për Ju!