Të dhëna për biznesin

Përshkrimi

ZEQJA AUTO
Siguria e mjeteve tuaja-detyrimi ynë!!
Me një staf të kualifikuar ofrojmë shërbime cilësore si: Ndërrim i vajit të kambios automatike me pajisje,ndërrim dhe kodifikim i paketave të kambiove automatike Mercedez-Benz – Kodi SCN, pastrim filtër partikular, pastrim sistemi i injeksionit, sisteme kondicionimi etj. Markat më të mira si: Magneti Mareli, Bosch Service, Denso Spark Plugs, ”NGK” – si një markë prestigjoze japoneze etj. Po kështu: Diagnostikim me kompjuter i automjetit tuaj si edhe disponojmë vajërat më cilësore në treg dhe mes tyre markën e mirënjohur ”RAVENOL”.
ZEQJA AUTO: Teknologji e përparuar, market me pjesë këmbimi, korrektesë, çmime konkurruese dhe një biznes plot reputacion në të gjithë qarkun e Lezhës e më gjerë.
ZEQJA AUTO: Së fundmi, edhe një tjetër investim teknologjik dhe, krejtësisht i ri… Një pajisje për mbushjen e gazit të kondicionerit me touch, version nga gjigandi TEXAS Italy, prodhim i vitit 2022, për të gjitha makinat e prodhuara nga viti 2018 e në vazhdim.
ZEQJA AUTO: Gjithnjë për të plotësuar kërkesat më të larta të klientit, në kohë reale dhe çmim konkurrues. Korrektësë dhe profesionalizëm! Ju mirëpresim!