Të dhëna për biznesin

Përshkrimi

QTA-QENDRA E TRAJNIMEVE TË AVANCUARA
Qendër ekselence trajnimi !!
QTA është një qendër ekselence trajnimi e specializuar në trajnimet profesionale me synim përgaditjen e studentëve të saj me dijet e nevojshme për të qenë konkurrente në një treg punësimi gjithnjë e më të specializuar. Qendra kombinon ambjentet moderne të saj me laboratorë cilësorë, stafin e specializuar në universitetet më të mira të botës, një literaturë bashkëkohore dhe me programe (kurrikula) në të cilat ndërthuren elementet e teorisë me praktikën duke u fokusuar më shumë në këtë të fundit. Veç kësaj QTA ka marrëveshje me kompani të fushave përkatëse brenda dhe jashtë vendit për të zhvilluar praktikat profesionale me synim përmirësimin e të trajnuarve, duke u mbështetur në sistemin gjerman dhe zviceran të arsimit profesional. Qendra shërben si një interface ndërmjet komunitetit të të rinjve, biznesit, institucioneve të arsimit dhe edukimit profesional dhe akademik, që t’i përgjigjet në mënyrë dinamike nevojave të zhvillimit ekonomik e social të vendit. QTA ofron: Kurse I.T për: Gjuhë programimi, Grafikë & Design, Teknologji informacioni, Kurse inxhinierike etj; Kurse profesionale për: Teknika të aplikuara, Kurse biznesi, Kurse menaxhimi, lidershipi, juridike dhe sigurie etj; Kredite për mësuesit të akredituara nga MASH. QTA: Qendër Ekselence Trajnimi, ju mirëpresim!

Galeri