Përshkrimi

MOBILERI LUART
Mobilje me porosi, design dhe çmim konkurrues!!
MOBILERI LUART: E lançuar prej disa vitesh në tregun shqiptar në fushën e mobilim/arredimit sot, është një nga ndërmarrjet më atraktive në qarkun e Durrësit dhe më gjerë.
MOBILERI LUART: Ofrojmë mobilje me porosi duke plotësuar kërkesat e klientelës me produkte/shërbime cilësore dhe çmim konkurrues, gjithashtu. Vizioni ynë, është që klienti të përfitojë mobilje të personalizuara dhe të marrë asistencën e nevojshme në çdo detaj për arredimin e ambjenteve të tij rezidenciale, të punës dhe biznesit.
MOBILERI LUART: Prodhim/montim dhoma gjumi martesore; Dhoma gjumi për fëmijë; Komodina dhe rafte funksionale; Dollapë dhe garderoba të përmasave/ngjyrave të ndryshme; Kuzhina; Karrige/tavolina me porosi; Soggiorno (Soxhiorno); Kolltuqe; Mobilje tualeti etj. Çdo produkt konvenon me ambjentet tuaja, në ngjyra, stil, design dhe perspektivë.
MOBILERI LUART: Synimi, është të plotësohen të gjitha nevojat e klientit duke i bërë hapësirat tuaja komode dhe praktike, të shfrytëzueshme dhe funksionale.
MOBILERI LUART: Teknologji e përparuar në prodhim, standard, cilësi, jetëgjatësi e produktit, saktësi/korrektesë në çdo kërkesë të klientit dhe një pikë e fortë referimi në hapësirën e mobilim/arredimit shqiptar. Ju mirëpresim!