Përshkrimi

MEGAFIORI
Shitje me shumicë dhe prodhim i lule natyrale!!
E lançuar në tregun shqiptar në vitin 2006, pas një eksperience në Europë të themeluesve të saj, sot kompania, është kthyer në një pikë të rëndësishme referimi jo vetëm për klientët e metropolit shqiptar, por nga e gjithë Shqipëria, gjithashtu.
MEGAFIORI: Import / eksport i lule natyrale, shkurreve dhe drurëve dekorativ. Prodhim dhe tregtim me shumicë i të gjitha luleve natyrale, luleve të prera dhe drurëve dekorativë (Bli, Ullinj, Palma, Rrapë, Kumbull e kuqe etj) dhe pemëve frutore. Gjithashtu, pjesë e përditshmërisë sonë, është edhe shërbimi, ku mbretëron profesionalizmi dhe korrektësia.
MEGAFIORI: Partnerët tanë, janë biznese / kompani (marrim produkte ose bashkëpunime) nga Hollanda, Greqi, Itali, Spanjë, Mal i Zi dhe Kosovë.
MEGAFIORI: Kompleks me sipërfaqe mbi 30,000 m2 për prodhimin e lule natyrale, drurëve dekorativ dhe pemëve frutore. Në këtë sipërfaqe, 7,000 m2 e zënë serat që shërbejnë për prodhimin e luleve natyrale, veçanërisht atyre sezonale dhe mbi 23,000 m2 janë toka bujqësore për rritjen e drurëve dekorativ, pemëve frutore, agrumeve etj. Farërat që përdor MEGAFIORI janë F1 (hibrid) të mara nga kompanitë më prestigjoze në tregun ndërkombëtar, si PAN AMERIKAN dhe SAKATA. Po kështu, fidanët e drurëve dekorativ dhe pemëve frutore prodhohen me teknologji të përparuar, brenda standarteve të bashkimit europian.
MEGAFIORI: Përzierja e dheut bëhet me disa element që bëjnë të mundur lidhjen e shpejtë dhe pa probleme të bimëve me tokën.
MEGAFIORI: Të gjitha llojet e luleve natyrale, drurëve dekorativ, pemëve frutore dhe produkteve të tjera që ne prodhojmë janë të përshtatshme për vendin tonë.
MEGAFIORI prodhon dhe tregton produktet e saj për të gjithë tregëtarët dhe institucionet në Shqipëri. Mbi 500.000 lule natyrale; Mbi 35.000 drurë dekorativ; Mbi 100.000 pemë frutore, agrume, ullinj etj; Mbi 500.000 bimë shkurrore dekorative etj.
MEGAFIORI: Vizion dhe lidership largpamës i kompanisë, udhëheqim me cilësi, standard europian dhe çmim konkurrues. Ju mirëpresim!!