Përshkrimi

LUZI 3b: Fabrika e drurit ‘’Luzi 3b’’ është themeluar në vitin 1996. Prej asaj kohe kompania ka njohur vetëm rritje dhe ka në gjirin e saj një staf mjaft të kualifikuar duke ndihmuar ndjeshëm në rritjen e cilësisë. Dashuri për natyrën dhe për atë ç’ka ajo ofron, ka bërë që kompania Mobileri ‘’Luzi 3b’’ sot të jetë një nga kompanitë më të suksesshme në fushën e prodhimeve prej druri në Shqipëri. Prodhim cilësor mobiljesh prej druri. Dyer dhe dritare në dru masiv janë fokusi kryesor i kompanisë duke u shfaqur në treg me unicitet mbreslënës.
LUZI 3b: Edhe dyer, dritare dhe produkte të ndryshme nga alumini, kryesisht për rezidenca dhe biznese. Investimi i ri i kompanisë në drejtimin ‘’alumin’’ është mjaft mbreslënës dhe fjala e fundit e teknologjisë. Të gjitha pajisjet për një proces kompjuterik në prodhimin e produkteve të aluminit janë instaluar tashmë në pikën e RE të ‘’Luzi 3b’’ dhe i gjithë procesi i prodhimit kryhet me cikël të mbyllur dhe sipas standardit europian.
LUZI 3b: Shumë njerëz na pyesin pse kompania jonë quhet “LUZI 3b”? Dhe përgjigja jonë është se ne vazhdojmë traditën familjare, të cilën e ka filluar gjyshi ynë, e ka vazhduar babai ynë dhe tani po e vazhdojmë ne. Pra përgjigja është tre breza në këtë profesion. Ruajtja, zhvillimi dhe cuarja përpara e traditës në këtë fushë na ka bërë të merremi me përpunimin dhe prodhimin e artikujve prej druri masiv.
LUZI 3b: Mobileri “Luzi 3b” – Rikthimi te natyra, arti i mobilimit dhe mobileria që kujdeset për ju. Për ‘’Luzi 3b’’, zhvillimi i teknologjisë së prodhimit të mobiljeve, dyerve, dritareve dhe artikujve të ndryshëm i kanë dhënë një hop shumë të madh kësaj industrie.
LUZI 3b: Tek kompania ‘’Luzi 3b’’ do të gjeni: Prodhim dyer të brendshme dhe të jashtme druri dhe alumini; Prodhim grila druri dhe alumini për tregun vendas dhe për eksport; Prodhime mjaft cilësore produktesh alumini dhe plastike për rezidenca, vila, pallate, qendra biznesi dhe komerciale; Prodhim kuzhina druri me porosi; Prodhime druri për arredim; Arredim dhome gjumi me mobilje antike; Arredim shtëpie me mobilje druri; Arredime lokale dhe restorante me mobilje druri; Arredim tualeti me mobilje druri; Dekor për ndarje ambjenti me dru; Kangjella druri dhe alumini, shkallë prej druri; Porta druri të brendshme / jashtme të blinduara ose jo.
LUZI 3b: Fabrika e drurit ‘’Luzi 3b’’ dallohet jo vetëm për prodhimet e saj cilësore por edhe për korrektësinë me klientin duke i ofruar atij shërbim dhe asistencë në cdo kohë.
LUZI 3b: Standard EU, transport, produkte unike dhe çmim konkurrues! Ju mirëpresim!

Video