Të dhëna për biznesin

Përshkrimi

KE TOTA
Elektrike, Hidraulike, Hidrosanitare, Ndriçim !!
KE TOTA: Është lançuar në tregun shqiptar me nismën ambicioze të 2 (dy ) vëllezërve V.Tota dhe M.Tota të cilët kursimet dhe eksperiencën në punë të fituar në shtetin anglez e sollën me shumë pasion dhe profesionalizën në vendin e tyre. Sot kompania performon mjaft mirë duke u kthyer në një pikë të fortë referimi për klientelën. Për produkte dhe shërbime mjaft cilësore. Për shumëllojshmëri zgjedhjesh dhe një kujdes dinamik ndaj kërkesave më të larta të klientit.
KE TOTA: E vendosur në aksin Kamëz-Valias, në një zonë në ekspansion nga pikëpamja e zhvillimit të vrullshëm ekonomik dhe tregtar ofrojmë mbi 5500 produkte Hidraulike, Elektrike, Hidrosanitare dhe Ndriçimi. Çdo produkt është cilësor dhe pjesë e markave të njohura ndërkombëtare në treg. Çdo produkt ‘KE TOTA’ jepet me garanci dhe kompania plotëson në këtë mënyrë jo vetëm kërkesat e klientit, por i tejkalon ato. Për produkte në sasi të konsiderueshme kryhet edhe transporti falas nga ana jonë.
KE TOTA: Klientët tanë janë individual dhe kompani të ndryshme ndërtimi në metropolin shqiptar e më gjerë. Tek ne do të gjeni jo vetëm produkte sipas standartit më të lartë, por edhe çmime mjaft konkurruese, gjithashtu.
KE TOTA: Elektrike, Hidraulike, Hidrosanitare, Ndriçim !! Ju mirëpresim!