Përshkrimi

ENT CLINIC
Prekni cilësinë !!
ENT CLINIC, është e vendosur në Tiranë, shumë afër me spitalin QSUT. Ajo përfaqëson sot një pikë referimi për klientelën dhe një impiant mjekësor me standard europian. Mjekët tanë janë profesionistë jashtëzakonisht të përkushtuar dhe shumë të aftë. Ata janë këtu për të siguruar trajtim, mbështetje, këshilla dhe metodat praktike për të kuptuar dhe për të trajtuar të gjitha fushat e veshit, hundës dhe fytit.
ENT CLINIC: Doktorët tanë ofrojnë kushte dhe kujdes plotësues nga fushat e dermoestetikës, stomatologjisë , kirurgjisë maxillofaciale etj. Klinika shqyrton dhe trajton fëmijët dhe të rriturit.
ENT CLINIC: Misioni ynë është që të sigurojmë cilësi të lartë, trajtim të plotë për pacientët e të gjitha moshave dhe prejardhjes. Për të arritur këtë, ne jemi të përfshirë në arsimin universitar dhe pasuniversitar, kirurgjine e lartë dhe në kërkim në fushat tematike relevante në praktikën tonë klinike.
ENT CLINIC: Mbi 36 Muaj Kirurgji; Mbi 3200 Vizita ORL; Mbi 1100 Ndërhyrje ORL; Mbi 3000Kirurgji rinoplastike; Mbi 300 Kirurgji aurikularoplastike; Mbi 500 kirurgji të tjera; Mbi 500 trajtime dermoestike; Mbi 800 trajtime dentare etj.
ENT CLINIC: Ne jemi gjithmonë të gatshëm të ofrojmë ndihmën më të mirë nëpërmjet metodave të provuara, trajnimit profesional dhe teknologjisë së fundit. Dhomat tona operative janë përshtatur për të gjitha procedurat kozmetike të ofruara në klinikën tonë. Të gjitha ndërhyrjet kryhen me pajisjet dhe teknologjitë më moderne, në një nga kushtet klinike më të mira në Shqipëri.
ENT CLINIC: Performancë gjithnjë e në rritje, skuadër profesionale dhe lidership vizionar. Ju mirëpresim!

Galeri

Video